Biblioteka e Bostonit, ceremoni martesore për 200 dollarë ora!

Biblioteka e Bostonit, ceremoni martesore për 200 dollarë ora!

Për çiftet që e duan librin, martesa në një bibliotekë të bukur është ideale. Tani, ekziston një mundësi për ta, në Bibliotekën Publike të Bostonit, e cila ka filluar të ofrojë ceremoni 1 orëshe që kushton 200 dollarë.

Çiftet mund të ftojnë deri në 8 persona, ku përfshihen karriget dhe dekori, por është i ndaluar shërbimi i ushqimit dhe pijeve, po ashtu ndalohet dekori shtesë dhe muzika live.

Ky mund të jetë një opsion i përsosur për çiftet që duan një ceremoni intime dhe të përballueshme financiarisht.

Oraret tashmë janë rezervuar plotësisht, por do të hapen të tjera në qershor. Ceremonitë do të mbahen të hënën e parë të çdo muaji dhe rezervimet mund t’i bëni 90-ditë para.

Nëse doni që dasma juaj të përfshijë kokteje, darkë dhe vallëzim çmimi fillon nga 8,700 dollarë.

LEXO EDHE:

Back to top button