Biden do t’i kërkojë Trumpit të mos i kthejë shpinën Ukrainës

Biden do t'i kërkojë Trumpit të mos i kthejë shpinën Ukrainës

Presidenti i SHBA-së Joseph Biden do t’i thotë Kongresit Amerikan dhe administratës së ardhshme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump se Uashingtoni nuk duhet t’i kthejë shpinën Ukrainës, sepse kjo mund të nxisë destabilitet të ri në Evropë, tha sot këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan.

“Presidenti Biden do të bëjë një argument të fortë se ne kemi nevojë për financim të vazhdueshëm për Ukrainën pas përfundimit të mandatit të tij”, tha Sullivan në një intervistë për CBS News.

Sullivan tha se Biden do të diskutojë prioritetet kryesore të politikës së brendshme dhe të jashtme të SHBA me Presidentin e zgjedhur Donald Trump kur ata të takohen në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.

LEXO EDHE:

Back to top button