Biden miratoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kaliforni

Biden miratoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kaliforni

Presidenti amerikan Joe Biden miratoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kaliforni pas stuhisë që vrau të paktën 12 persona në 10 ditët e fundit dhe la qindra mijëra shtëpi dhe biznese pa energji elektrike.

Deklarata e emergjencës autorizon Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) për të koordinuar përpjekjet e ndihmës ndaj fatkeqësive dhe për të mobilizuar burimet e emergjencës, tha Shtëpia e Bardhë.

Një stuhi e fortë e Paqësorit ditët e fundit, e shoqëruar me shi dhe borë të dendur, shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje dheu në të gjithë Kaliforninë, dhe në Santa Cruz, ngriti një valë të madhe që shkatërroi skelën./kp/

LEXO EDHE:

Back to top button