Biden paralajmëron Rusinë: Përdorimi i armëve taktike bërthamore do të ishte një gabim serioz

Biden paralajmëron Rusinë: Përdorimi i armëve taktike bërthamore do të ishte një gabim serioz

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden ka paralajmëruar Rusinë kundër përdorimit të një bombe me radioaktivitet ose të ndonjë tjetër lloji arme bërthamore në luftën në Ukrainë. Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë ky “do të ishte një gabim jashtëzakonisht serioz me përdorimin e armëve taktike bërthamore”.

I pyetur nëse Rusia po sajon një “operacion mashtrimi” nëpërmjet përgatitjes së një bombe kontaminuese, ndërkohë që po akuzon Ukrainën se do të shpërthejë një të tillë në territorin e saj, Biden tha: “Nuk jua garantoj dot ende se është një operacion mashtrimi. Nuk e di ende. Por, do të ishte një gabim serioz, serioz”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha të martën se ka arsye për shqetësim pasi Rusia “ka treguar një tendencë për akuzimin e të tjerëve për gjërat që po planifikon t’i bëjë vetë”. Të hënën, Price paralajmëroi për pasoja në rast Moska do të vendoste në përdorim armë të tilla.

Ukraina ka mohuar me forcë aludimet e Moskës se po planifikon të shpërthejë një bombë radioaktive në territorin e saj dhe ka akuzuar Rusinë se po planifikon ta shfrytëzojë kërcënimin me një bombë të mbushur me material bërthamor si një pretekst për përshkallëzimin e situatës në Ukrainë.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së i diskutoi akuzat gjatë një takimi me dyer të mbyllura të martën.

LEXO EDHE:

Back to top button