Biden zhvillon bisedime me Suedinë dhe Finlandën

Presidenti amerikan, Joe Biden, iu tha udhëheqësve të Suedisë dhe Finlandës se ai mbështet politikën e dyerve të hapura të NATO-s dhe të drejtën e dy vendeve nordike për të përcaktuar “të ardhmen e tyre, politikën e jashtme dhe marrëveshjet e sigurisë”

Biden foli me kryeministren suedeze Magdalena Anderson dhe me presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto, derisa të tre liderët përsëritën mbështetjen e tyre për Ukrainën, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë, transmeton Telegrafi.

Finlanda konfirmoi dje se do të bënte një përpjekje për t’u bashkuar me Aleancën e Atlantikut të Veriut, një lëvizje e cila është kundërshtuar nga shteti anëtar, Turqia dhe u kritikua nga Rusia.

Që nga njoftimi, Rusia tha se do të ndalojë shitjen e energjisë elektrike në Finlandë.

Suedia pritet të shpallë një kërkesë të ngjashme në ditët në vijim.

LEXO EDHE:

Back to top button