“Bild”: Bajern Munihu, nuk mendon për Halandin

Bajern Munihu nuk është duke konsideruar transferimin e sulmuesit Erling Haaland. Norvegjezi është duke shkëlqyer te Dortmund, duke u kërkuar nga top gjigantët evropianë. Mirëpo, “Bavarezët” nuk janë të interesuar shkaku i sulmuesit Robert Levandovski. Sipas “Bild”, Bajerni është në dijeni që Haaland nuk do ishte i lumtur me rolin e alternativës, derisa polaku vazhdon të jetë i paprekshëm në pozitën e tij.

Pra, sa të jetë Levandoëski në skuadër, Bajerni nuk do konsiderojë transferimin e Halandit. Kontrata e Levandovskit skadon në vitin 2023, derisa Haland ka klauzolën e lirimit me vlerë 75 milionë euro që mund të aktivizohet në verën e vitit 2022.

LEXO EDHE:

Back to top button