Blen viça dhe i transporton me veturë për në shtëpi (VIDEO)

Vizitorja e një pike të një restoranti kapi një video me pamje të pazakontë të një lope në ulësen e pasme të një veture. Jessica Nelson, e cila e postoi videon në Facebook, tha se ishte duke pritur në radhë kur vuri re atë që fillimisht mendonte se ishte një lopë e rreme. Por kur e nxori telefonin për të regjistruar, vuri re se lopa po lëvizte dhe ishte shumë e vërtetë.

“E kuptova që ishte 100% e vërtetë”, tha ajo për një gazetë. “Askush nuk dukej të ishte aq i interesuar rreth saj sa unë. Isha e vetme me telefon duke e xhiruar”.

Lopa doli se i përkiste një burri të quajtur Bernie, i cili tha se sapo e kishte blerë kafshën nga një panair dhe po bënte një ndalesë për ushqim gjatë rrugës për në shtëpi. Nelson u trondit kur mësoi se lopa që ajo pa ishte vetëm një nga tre viçat brenda automjetit.

“Kishte tre viça gjithsej në ulësen e pasme! Unë thjesht po e zbuloj këtë tani”, shtoi ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button