Boateng: Kisha eksperiencë të mirë dhe të keqe ndaj Mesit

Ish-mbrojtësi i Bajernit dhe i Gjermanisë, Xherome Boateng, i cili ka nënshkruar me Olimpik Lionin, ka folur në konferencë për shtyp në lidhje me përballjen me Lionel Mesi-n dhe një kthim të mundshëm në kombëtare.

“Dua t’i falënderoj të gjithë për pritjen që më kanë dhënë. Pres me padurim të nis këtë kapitull të ri të karrierës sime. Kjo është një skuadër cilësore me lojtarë të rinj, ku mund të sjell eksperiencën time.

Ligue 1 është një kampionat tërheqës. Nuk kam ardhur këtu sepse është Messi. Kam pasur eksperienca pozitive dhe negative duke luajtur kundër tij. Dikush mund të thotë se kundër tij jam paraqitur gjithmonë mirë.

Një kthim në kombëtare? Tani nuk mendoj për këtë. Detyra ime është të jemi gati 100% për Lyon-in. Do të jap maksumimin për klubin dhe nëse do të më telefonojnë nga kombëtarja gjermane do të jetë e mrekullueshme,” tha mes tjerash Boateng.

LEXO EDHE:

Back to top button