Bojkot marketeve të premten – Qytetarët në përkrahje të nismës
Bojkot marketeve të premten – Qytetarët në përkrahje të nismës

Gazetar: Avni Tahiri
“Për ditën e premte është paralajmëruar bojkot i të gjitha marketeve nga ana e qytetarëve për shkak të çmimeve të larta të produkteve. Në rrjetet sociale grupet e kësaj nismë apelojnë qytetarët që të mos blejnë neper markete ditën e premte për shkak siç thonë, të dërgojnë mesazh të qartë për rritjen e çmimeve drastike nga ana e shitësve”, raporton gazetari i Alsat, Avni Tahiri.
Qytetarët e përkrahin nismën për bojkot të premten.
Megjithatë, sipas tyre edhe pse vetëm me një ditë nuk do të arrihet efekti i duhur, mjafton të dërgohet porosia deri tek pronarët e bizneseve të marketeve të cilët siç thonë, po pasurohen nga xhepat e zbrazët të qytetarëve të varfër.
“A e përkrahni këtë nismë? Po, e përkrah. Sepse pronarët e marketeve i rritin çmimet, çdo ditë çmime të ndryshme, dhe çdo ditë ka dallim për 10,20 denarë. Të ketë ndarje, për ata që kanë paga të larta apo pensione të ketë çmime të veçanta në market ndërsa për më të varfrit apo punëtorët të bëjnë pazarin në vend tjetër, kështu do të kishte benefit ndërsa kështu ku blejnë ata edhe ne qofte për ushqime apo tekstil”, tha një qytetar.
“Ky standard, paratë që marrim dhe çmimet që janë, jemi larg shumë. Në jemi më të varfrit në Ballkan. Do e bojkotoni ditën e premte? Po. Mendoni se do të ketë ndikim ky bojkot? Ndoshta diçka do të rregullohet por jo 100%”, u shpreh një qytetar tjetër.
“A do bojkotoni edhe ju? Po. Në cilën mënyrë? Nuk do të shkoj të blejë. Mendoni se do të dërgohet porosia? Po, do të jetë një paralajmërim sepse kështu i kaluan kufijtë”, theksoi një qytetar.
“Ka një arsye perse behët kjo, vërtetë ka disa produkte që shiten shtrenjte ndërsa nuk është çmimi real. Pra edhe ju do të bojkotoni? Po. Po”, tha një qytetar.
Nisma për bojkot mbështetet edhe nga politika. Madje më i zëshëm është pushteti. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në një postim ka shkruar se mbështet qytetarët për bojkotin duke akuzuar qeverinë e mëparshme e cila sipas tij, toleroi tregtaret që përmes rritjes joreale të çmimeve të pasurohen në kurriz të qytetarëve.
Nisma e bojkotit të marketeve te ne u paralajmërua në rrjetet sociale ditë më parë duke ndjekur shembullin e Kroacisë ku pas bojkotit, marketet mbeten të zbrazura ndërsa pronaret u detyruan që të ulin çmimet shkaku i mallrave të mbetura në rafte. Bojkot për të premten kanë paralajmëruar edhe më shumë vende të rajonit. / Alsat.mk