Bonuçi i kërkon falje tifozëve për kartonin e kuq

Mbrojtësi i kombëtares së Italisë, Leonardo Bonuçi u largua nga kombëtarja për t’u kthyer në klubin e tij, pas dëbimit me karton të kuq, në Ligën e Kombeve, në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, të humbur nga Italia kundër Spanjës (1-2).

Lojtari i Juventusit, i cili do të skualifikohet, nuk do të jetë në dispozicion të MançInit për duelin e vendit të tretë, të dielën pasdite në Torino, kundër humbësit të Belgjikë-Francë, e cila do të luhet në stadiumin “Allianz”.

“Unë jam më i zemëruar se ju, para së gjithash me veten time. Më vjen keq dhe kërkoj falje. Sidoqoftë, kjo Itali do të ngrihet dhe do të jetë më e fortë se kurrë”, – ka shkruar Bonucci në profilet e tij sociale, pas humbjes 2-1 kundër spanjollëve. Ai i la të tijtë me një lojtar më pak në fushë, kur mori të dytën e verdhë dhe rrjedhimisht kartonin e kuq në minutën e 4-të.

Asokohe, rezultati ishte në disavantazh minimal për axurrët. Dalja e tij ishte goditje për kampionët e Europës, të cilët pësuan edhe golin e dytë më vonë, ndërsa mundën vetëm të ngushtonin rezultatin final me golin e Pelegrinit, 2-1.

LEXO EDHE:

Back to top button