Borell: Rusia duhet të japë llogari për krimet e luftës
Borell: Rusia duhet të japë llogari për krimet e luftës
“Rusia do të duhet të japë llogari për krimet e luftës që ka kryer në Ukrainë dhe të paguajë për dëmin që ka bërë pavarësisht nga marrëveshja e ardhshme e paqes, kështu ka deklaruar shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Ky reagim i Borell, vjen pas njoftimeve se Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonikë. Sipas mediave ndërkombëtare, Trump i ka kërkuar presidentit rus të shmangë përshkallëzimin e luftës në Ukrainë.
“Paqja, për të qenë paqe dhe jo vetëm një armëpushim, duhet të jetë e drejtë dhe e qëndrueshme”, theksoi më tej Borrell.