Boris Johnson do të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit

Boris Johnson do të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit

Boris Johnson do të japë sot dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, njoftojnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.

Kjo vjen pasi një numër i madh i anëtarëve të qeverisë së tij dhe partisë kanë braktisur pozitat që nga e marta.

Ata i kërkuan dorëheqjen për shkak të mos-reagimit të tij rreth akuzave për ngacmim seksual të një deputeti konservator.

Johnson ka pranuar të japë dorëheqje por dëshiron të qëndroj si kryeministër deri në zgjedhjen e liderit të partisë deri në vjeshtë, raporton BBC.

Një zëdhënës i No 10 ka deklaruar se kryeministri Johnson do të japë sot një deklaratë për vendin.

LEXO EDHE:

Back to top button