Bota në prag të krizës ushqimore, Zelensky: Të korrat e këtij viti do të përgjysmohen për shkak të luftës

Bota në prag të krizës ushqimore, Zelensky: Të korrat e këtij viti do të përgjysmohen për shkak të luftës

Presidenti i Ukrainës tha sot se të korrat e vendit të tij këtë vit rrezikojnë të jenë sa gjysma e sasisë së zakonshme për shkak të pushtimit rus të Ukrainës .

“Qëllimi ynë kryesor është të parandalojmë një krizë globale ushqimore të shkaktuar nga pushtimi rus ”, tha Presidenti Volodymyr Zelensky në një postim në Twitter në anglisht, duke vënë në dukje se ende po punohet për të gjetur një mënyrë për të transportuar grurin përmes rrugëve alternative.

Ukraina, një nga furnizuesit kryesorë të grurit në botë, përballet me vështirësi të mëdha në dërgimin e produkteve të saj tek blerësit për shkak të bllokadës detare ruse të porteve ukrainase të Detit të Zi.

Më 22 korrik u nënshkrua një marrëveshje, e mbikëqyrur nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, që parashikonte kalimin e sigurt të anijeve që transportonin grurë nga tre porte në Ukrainën jugore.

LEXO EDHE:

Back to top button