Brazil, hetime për pushtimin e Kongresit

Brazil, hetime për pushtimin e Kongresit

Bota pa një ditë më parë skena kaotike nga Brazili, ndërsa perëndimi dhe SHBA e quajti një goditje ndaj demokracisë pushtimin e kongresit të Brazilit, gjykatës së lartë dhe presidencë nga mbështetës të ish-presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro. Protestuesit të veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar, thyen çfarë iu doli, ndërsa forcat masive të policisë iu përgjigjen më kot me gaz lotsjellës. Deri më tani autoritet kanë arrestuar 400 persona ndërsa kanë nisur hetimet për mësymjen e paprecedentë. Presidenti Lula premtoi një ndëshkim të ashpër për të gjithë ata që qëndrojnë pas ngjarjes, ndërsa gjykata e lartë nxitoi të shkarkonte guvernatorin e vendit. Protestuesit kundërshtuan rezultatin e zgjedhjeve të 30 tetorit, gjatë të cilave Lula mundi kundërshtarin e tij Bolsonaro. Ish-presidenti e ka vënë në dyshim në mënyrë të vazhdueshme rezultatin e zgjedhjeve, por pa ofruar prova. Ai u largua nga Brazili për në Florida, 48 orë para përfundimit të mandatit të tij.

LEXO EDHE:

Back to top button