Brazili avancon në çerekfinale, eliminohet Gjermania

Kombëtarja e Brazilit ka avancuar në fazën eliminuese të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” dhe mbetet në garë për medalje, pasi që mposhti Arabinë Sauditë me rezultat 3-1, për të kryesuar Grupin D. Kunja zhbllokoi rezultatin në min 14′, ndërsa Arabia barazoi përmes Al Amri në min 27′. Në pjesën e dytë, Brazili arriti tek fitorja me dy golat e Riçarlison, i cili shënoi në min 76′ dhe 93′.

- Advertisements -

Ndërkohë kombëtarja e Gjermanisë e ka përfunduar aventurën e saj në “Tokio 2020”. Gjermanëve iu duhej një fitore për të avancuar në çerekfinale, mirëpo nga ky objektiv i ndali kombëtarja e Bregut të Fildishtë, e cila arriti që me një barazim të kualifikohet tutje. Gjermania përfundoi e treta në Grupin D, ndërsa Bregu i Fildishtë mori pozitën e dytë, që bashkë me Brazilin, avancojnë tutje.

LEXO EDHE:

Back to top button