Brazili kryen detyrën, Argjentina sfidon Kilin

Kombëtarja e Brazilit ka mposhtur Venezuelën me rezultat 3-0, në sfidën e parë të “Kopa Amerika”.  Golin e parë për brazilianët e realizoi Markinjos në min e 23’ dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë serinë e golave e hapi Nejmar në min e 64’ përmes penaltisë, ndërsa goditjen përfundimtare Venezuelës ia dha Gabriel Barbosa me gol në min e 89’.

Në këtë mënyrë Brazili e nis me fitore “Kopa Amerika”, ndërsa në takimin tjetër kombëtraja e Kolumbisë, mposhti Ekuadorin me rezultat 1-0.

Sonte do të zhvillohet edhe 2 përballje të tjera, në të cilat, Argjentina sfidon Kilin, ndërsa Paraguai përballet me Bolivinë.

LEXO EDHE:

Back to top button