Brazili përmbys Venezuelën, Argjentina ndalet nga Paraguai

Kombëtarja e Brazilit ka arritur fitoren e radhës duke mposhtur si mysafirë Venezuelën me rezultat 1-3. Pjesa e parë i takoi Venezuelës që ishin më kërkues dhe arritën të gjejnë golin në min e 11′ përmes Eric Ramirez. Brazilianët u munduan të këndellen, megjithatë pjesa e parë u mbyll 1-0. Në pjesën e dytë ekipi i Brazilit filloi dominimin apsolut duke mos i ndalur sulmet në kërkim të barazimit.

Fillimisht ishte mbrojtësi Markinjos, që shënoi në min e 71′ për 1-1. Mysafirët vazhduan me lojë të mirë dhe arritën të kalojnë në epërsi në min e 85′ me golin e Gabriel Barbosas, nga penalltia. Kurse për rezultatin final 1-3 u përkujdes sulmuesi i Ajaksit, Entoni.

Me këtë fitore Brazili vazhdon të kryesojë në kualifikimet me 27 pikë, ndërsa Venezuela mbetet e fundit me katër pikë.

Në anën tjetër Argjentina nuk ka arritur më shumë se një barazim 0-0 me Paraguajin, përkundër rasteve nga të dyja kombëtaret, në fund rrjetat nuk u tundën.

Në ndeshjet tjera Uruguaji dhe Kolumbia kanë luajtur baras 0-0, Peru ka mundur Kilin 2-0, Ekuadori fitoi ndaj Bolivisë 3-0.

LEXO EDHE:

Back to top button