Bredli: Na pret një detyrë e vështirë ndaj FC Shkupit

Skuadra e Shamrokut nga Irlanda do të mirëpresë të enjten (4 gusht) kampionin e Maqedonisë, skuadrën e FC Shkupit, në ndeshjen e parë të xhiros së tretë në Ligën e Evropës.

Ky duel do të jetë i rëndësishëm për të dy skuadrat, pasi që fituesi siguron garat në grupe në Ligën e Konferencës. Trajner i Shamrokut, Stefan Bredli, theksoi se skuadra e tij po përballet me një sfidë të madhe, veçanërisht duke pasur parasysh se ka një kundërshtar që nuk është aspak për t’u nënvlerësuar.

“Duhet të mendojmë pozitivisht se mund të kalojmë. Sigurisht që do të kemi ndeshje të vështira, gjë që është normale në këtë fazë, por pse të mos kalojmë?

Jemi të vetëdijshëm se na pret një detyrë e vështirë, por pengesat janë sfidat tona”, tha mes tjerash Bredli.

Skuadra e Shamroku ka dy shanse për t’u futur në grupe në Ligën e Konferencës – Me fitore në përballjen me Shkupin dhe nëse pëson disfatë, do të kërkojë rastin tjetër në play-off-in e Ligës së Konferencës. E njëjta vlen edhe për skuadrën e FC SHkupit.

LEXO EDHE:

Back to top button