Britani, 100 mijë tulipanë në Pallatin Mbretëror

Britani, 100 mijë tulipanë në Pallatin Mbretëror

100 mijë tulipanë pikturojnë kopshtin e pallatit historik të mbretit Tudor Henri i 8 në Mbretërinë e Bashkuar. Ky është festivali më i madh i tulipanëve, i cili mahnit vizitorët me ngjyrat e larmishme nën diellin e pranverës. Ky është viti i katërt që pallati mbretëror ka mirëpritur festivalin e tij të tulipanëve. Me rreth 70 varietete të ndryshme tulipanësh, festivali i Tulipanëve u vlerësua kopshti më i madh i trashëgimisë së tulipanëve në Britani në Samitin Botëror të Tulipanëve në 2024. Festivali i Tulipanëve të pallatit mbretëror do të zgjasë deri në fillim të majit.

“Tulipanët janë përgjithësisht mjaft të lehta për t’u punuar, por ju duhet të planifikoni përpara. Pra, këto tulipanë që shihni pas meje, janë mbjellë të gjitha në shtator dhe tetor 2024 dhe ja ku jemi në prill 2025. Unë tashmë kam filluar të planifikoj për vitin 2026. Ju mund të jeni të guximshëm dhe mund të jeni ekstravagant ndonjëherë dhe të argëtoheni në planifikimin e ngjyrave”, deklaroi Graham Dillamore, Krye kopshtar. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button