Britani, emigrantët nga BE-ja nuk mund të përfitojnë asistencë shtetërore

Emigrantët nga vendet e Bashkimit Europian që do të hyjnë në Britaninë e Madhe duke filluar nga një janari, do t’iu hiqet mundësia të kërkojnë benefite apo asistencë nga shteti për 5 vite.

Sekretarja e Punës dhe Pensioneve, Therese Coffey, pritet të konfirmojë nismën e re, se ata që hyjnë në vend nga Kontinenti i Vjetër do të përballen me të njëjta rregulla si emigrantët nga pjesa tjetër e botës.

Gjithashtu, punëtorët nga vendet e BE-së nuk do të kenë më përfitime për fëmijët që jetojnë jashtë Mbretërisë së Bashkuar.

“Ne kemi mbajtur premtimin tonë gjatë fushatës për të rivendosur drejtësinë në qasjen me sistemin tonë të mirëqenies, duke trajtuar në mënyrë të barabartë emigrantët e BE-së dhe jo nga BE-ja. Është e drejtë që njerëzit që e bëjnë Mbretërinë e Bashkuar, në shtëpinë e tyre duhet të paguajnë taksa për një periudhë të arsyeshme kohe para se të mund të hyjnë në sistemin e përfitimeve”, u shpreh Therese Coffey.

LEXO EDHE:

Back to top button