Britani, qyteti “pushtohet” nga lopët

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në rrugën Somerset në Angli. Një tufë lopësh janë parë duke vrapuar nëpër lagjen e banuar. Rreth 85 lopë vrapuan para hotelit Feniks në Chard në jugperëndim të Anglisë. Si rezultat i kësaj skene të pazakontë, është telefonuar policia të cilët analizuan pamjet e kamerave të sigurisë. Shumë prej tyre bllokuan shumë rrugë dhe kërkuan ndihmën e qytetarëve që t’i bllokojnë lopët në një zonë të caktuar, me qëllim që të shmangen aksidentet në trafik. Situata u vu nën kontroll pas mesnatës dhe për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar. Megjithatë, ajo çfarë ende nuk dihet është se si lopët përfunduan në një zonë urbane.

 

LEXO EDHE:

Back to top button