Britaniku 20 vjeçar zgjidh 6931 kube të rubikut në 24 orë

Britaniku 20 vjeçar zgjidh 6931 kube të rubikut në 24 orë

Një entuziast 20 vjeçar i kubit të rubikut në Britani theu një rekord botëror Guinness duke zgjidhur 6931 enigma në 24 orë.

George Scholey transmetoi drejtpërdrejt përpjekjen e tij nga një dhomë hoteli në Londër, teksa filloi që ta thyej rekordin për numrin më të madh të kubeve të zgjidhura në 24 orë.

Scholey, përpjekja e të cilit ishte caktuar të përkonte me Ditën Botërore të Rekordeve Guinness, zgjidhi 6,931 kube në 24 orë, duke thyer rekordin prej 5,800, i cili u vendos nga Eric Limeback i Kanadasë në 2013, raporton UPI.

Ai është kampioni në fuqi i kubeve në Britani dhe renditet si një nga më të zgjidhësit më të shpejtë në botë nga Shoqata Botërore e Kubeve.

“Pjesa më e vështirë e rekordit ishte arritja e pikës prej 12 orëve”, tha Scholey për Guinness World Records, duke shtuar: “Unë u ndjeva mjaft i lodhur dhe të gjithë të tjerët ishin kaq të emocionuar”.

“Ata po festonin, duke thënë ‘Je në rrugë të mirë për të thyer rekordin’. Por më pas mendova: ‘Janë vetëm 12 orë’”, vazhdoi ai.

Scholey tha se ishte i zhgënjyer që nuk arriti në shifrën e 7,000 kubave të zgjidhur.

“Në fund të natës pashë se po i afrohesha 7,000 dhe jam pak i mërzitur që nuk e arrita atë rezultat. Por kjo është mirë”, bëri të ditur George.

“Unë gjithashtu bëra pushime, dhe është një përpjekje që kaloi edhe më shumë se 24 orë”, deklaroi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button