Broja pas golit të parë për Çellsin: “Është një moment surreal”

Skuadra e Çellsit shënoi fitore 3-0 ndaj Vulverhamptonit në stadiumin “Stemford Brixh”, falë golave të Kai Havertz, Kristian Pulishiçit dhe sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja. Sulmuesi 21-vjeçar realizoi golin e parë me “Blutë” e Londrës në Premier Ligë.

 

“Faleminderit tifozëve për mbështetjen. Është e pabesueshme, duket sikur nuk është e vërtetë, e kam pritur golin tim të parë. Është një moment surreal. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë,” tha fillimisht Broja për “BBC Sport”.

 

Më tej shqiptari shtoi se në një skuadër të madhe ka gjithmonë konkurrencë për të luajtur, por më tej shqiptari shtoi se përtej kësaj çdokush është i nevojshëm dhe ka vendin e tij.

 

“Të gjithë e dinë se në një nga klubet më të mëdha në botë do të ketë konkurrencë. Kjo na ndihmon të gjithëve të zhvillohemi si lojtarë. Ne kemi një skuadër të madhe, të gjithë duhen në çdo kohë,” tha mes tjerash Broja.

LEXO EDHE:

Back to top button