Bruklin Nets ska të ndalur, fundos edhe Klipersat

Skuadra e Bruklin Nets është ngjitet në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes me 20 fitore, po aq sa ka edhe Filadelfia, e cila humbi sfidën e fundit. Skuadra e Bruklinit mundi Los Anxhelos Klipersin me rezultat 112-108, në një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull në NBA.

Xhejms Harden realizoi 37 pikë, mbështetur nga Irving me 28 pikë, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e Xhorxhit dhe 29 të Leonardit. Kjo është fitorja e 6-të radhazi për Bruklin Nets, që pak ditë më parë mundën edhe Los Anxhelos Lekersin.

Ndërkohë skuadra e Fladelfias u mund 110-103 nga Toronto, sfidë ku për kanadezët u dalluan Siakam e Van Vleet me nga 23 pikë secili. Fiton edhe Milluoki, që mundi 128-115 Sakramenton, takim ku diferencën e bënë Antetokounmpo me 38 pikë dhe Midëllton me 32 pikë.

 

Rezultatet

Nju Orlins – Boston, 120-115

Klivlend – Oklahoma, 101-117

Nju Jork – Minesota, 103-99

Orlando – Detroit, 105-96

Toronto – Filadelfia, 110-103

Atlanta – Denver, 123-115

Klipers – Bruklin, 108-112

Milluoki – Sakramento, 128-115

LEXO EDHE:

Back to top button