Bruklini, pas 17 ndeshjeve arrin të fitojë në San Antonio

Pas 17 humbjesh radhazi, skuadra e Bruklin arrin të thyejë tabunë dhe të fitojë në fushën e San Antonio. Nets triumfuan 124-113 pas kohës shtesë, në një ndeshje ku shkëlqeu Xhejms Harden, autor i një “triple double” (30 pikë, 14 rebound, 15 pikë).
Fiton edhe skuadra e Filadelfia, që mundi 130-114 Indiana, duke ruajtur kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. Për vendasit u dalluan Milton me 26 pikë e Embiid me 24 pikë, një dyshe që bëri diferencën në parket.
Surprizë humbja e Juta Xhazit, që u mund 129-124 nga Nju Orlins, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Ingram e Uilliamson realizuan nga 26 pikë secili , duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Bogdanovic për Juta Xhazz.
Në takimet e tjera të luajtura Denver fitoi 118-112 në fushën e Chicago, sfidë ku u dallua Nikola Jokic, me 39 pikë e 14 kërcime. Fiton edhe Dallas, 130-124 në fushën e Orlandos, me Luka Doncic autor i 30 pikëve e 10 kërcimeve.
NBA – Rezultatet e sotme
Orlando – Dallas, 124-130
Philadelphia – Indiana, 130-114
Neë Orleans – Utah Jazz, 129-124
San Antonio – Brooklyn, 113-124
Chicago – Denver, 112-118
Houston – Cleveland, 90-101
Portland – Charlotte, 123-111