Budapest, raportet BE-SHBA përsëri në fokus

Budapest, raportet BE-SHBA përsëri në fokus

Gazetare: Fatlume Dervishi

Marrëdhëniet e BE-së dhe SHBA-në, tani që Donald Tramp u rizgjodh president, zunë përsëri një pjesë të mirë të hapësirës së diskutimeve në Komitetin politik evropian në Budapest, në ditën e dytë të samitit, shkruan Alsat.

Nikoqiri i samitit, kryeministri hungarez, Viktor Orban, u shpreh i bindur se Tramp ka fuqinë t’i japë fund luftës në Ukrainë.

“Situata në front është e dukshme, ka pasur disfatë ushtarake. Amerikanët do të tërhiqen nga kjo luftë, ata nuk do ta inkurajojnë luftën dhe nuk do të thonë se lufta është një gjë e mirë. Njerëzit thonë shumë gjëra për Trumpin, duke përfshirë njerëzit që nuk e pëlqejnë atë, por ka një gjë që askush nuk e vë në dyshim, ai nuk fillon luftëra”, tha Orban.

BE-ja tani më po trumbeton për nevojën e rikthimit të fokusit të vetja duke përforcuar sigurinë dhe ekonominë.

“E vetmja recetë është më shumë unitet evropian. E vetmja recetë që Evropa të mbijetojë është të jetë më e bashkuar dhe të ndërtojë një Evropë më të fortë, një Evropë sovrane të aftë për të përballuar sfidat e botës pa e mbështetur sigurinë tek dikush tjetër. Ne duhet të ofrojmë sigurinë tonë, sigurisht duke punuar me NATO-n, por duke ndërtuar më shumë kapacitete…”, u shpreh Borell.

“Një gjë që dëgjuam vazhdimisht dje ishte se Evropa duhet të kthehet në një përpjekje të shpejtë rritjeje. Për ne, konkurrenca nuk është vetëm një fjalë. Ne duhet të fokusohemi në rritjen ekonomike dhe rritja ekonomike do të thotë më shumë vende pune, më shumë qarkullim. Nëse ju jap një statistikë, analistët ekonomikë thonë se nëse do të kishim të njëjtin ritëm rritjeje si Shtetet e Bashkuara që nga ndryshimi i shekullit, do të kishim 11 milionë vende pune më shumë”, theksoi Metsola.

Rreth 50 liderë evropianë kanë rivlerësuar marrëdhëniet transatlantike në një samit të posaçëm në Budapest, me shpresën se presidenca e dytë e Donald Trump do të shmangë përplasjet dhe kurthet politike të mandatit të parë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button