Bufon: Largohem nga Juventusi në fund të sezonit

Portieri i mirënjohur Italian, Xhanluixhi Bufon, në sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Juventusit. Veterani në portën e “Zonjës së Vjetër” konfirmoi se largohet dhe nuk do të vazhdojë kontratën me gjigantin e futbollit Italian.

 

Ndeshja e fundit në fanellën e Juventusit, portieri legjendar italian do të zhvillojë kundër Atalantës, në finale të Kupës së Italisë. Kujtojmë se ky është mandati i dytë i Bufonit te Juventusi. Pas një sezoni te PSZH, portieri i mirënjohur Italian u kthye në ekipin ku shënoi sukseset më të mëdha në karrierën e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button