Bufon mund ta vazhdojë aventurën e tij në Spanjë

Bëhet fjalë për Barcelonën dhe mundësinë që Bufon të jetë zëvendësuesi ose portieri i dytë i Ter Stegenit. Sipas të përditshmes spanjolle, Sport.es, Buffon do të ishte një alternativë e mirë për t’i ndihmuar “Blaugranët”. Madje, gazeta kishte bërë një sondazh për t’i pyetur tifozët nëse ata do të donin ta shihnin legjendën italiane në “Camp Nou”.

Në anën tjetër, Bufon është gati për një sfidë të re pas asaj të PSZH-së, portieri veteran ka zhvilluar 14 ndeshje në këtë sezon për Juventusin ku i ndihmoi “Bianconerët” të fitojnë Kupën e Italisë.

Sipas gazetës spanjolle, Bufoni si portier i dytë do t’i ndihmonte portierët e tjerë me eksperiencën e tij, sidomos Inaki Pena, i cili shihet si portier që ka potencial për të ardhmen.

LEXO EDHE:

Back to top button