Osmani në Prishtinë: Mbështesim fuqishëm dialogun Kosovë – Serbi

Osmani në Prishtinë: Mbështesim fuqishëm dialogun Kosovë – Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, këtë të premte qëndroi për një vizitë zyrtare në Kosovë ku është takuar me homologen e tij, Donika Gërvalla – Shwartz, me çrrastë theksoi se mbështet fuqishëm dialogun Kosovë – Serbi.

Osmani tha se Maqedonia e Veriut, e mirëpret progresin e fundit në dialog, specifikisht miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur.

“Ne mbështesim fuqishëm Dialogun e udhëhequr nga BE. Jam i inkurajuar nga progresi i fundit, duke përfshirë miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur. Siç e vura në dukje në Bosnje dhe Hercegovinë dhe riafirmova dje në Serbi, është thelbësore që ne të kthejmë me vendosmëri faqen dhe të shikojmë, së bashku, drejt së ardhmes”, ka thënë ai.

Ndër të tjera Osmani u shpreh se sa më shumë të fokusohemi në dialog, aq më shumë minimizohet hapësira për tensione.

Sipas tij, në Ballkan është dëshmuar se zgjidhja më e mirë e konflikteve është përmes dialogut.
“Përpjekjet e bashkëpunimit rajonal treguan rëndësinë e të qëndruarit pranë dhe të punës së bashku. Sa më shumë ta maksimizojmë dialogun për bashkëpunimin rajonal në Ballkan, aq më shumë e minimizojmë hapësirën për mosmarrëveshje… Dialogu në rajonin tonë është dëshmuar gjithmonë të jetë i dobishëm. Në rastin e Maqedonisë së Veriut, ai siguroi një kuptim më të fortë të mirëkuptimit dhe mënyrave për të ecur përpara. Pavarësisht nga të gjitha sfidat, ne nuk duhet të ndalojmë kurrë së foluri për gjëra të rëndësishme. Kjo është gjithashtu e rëndësishme për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha ai.

Osmani u shpreh se është me rëndësi të madhe të shmangen tensionet në veri të Kosovës, duke bërë të ditur se këtë gjë e ka theksuar edhe gjatë vizitës së tij në Beograd. Ai tha se Kosova dhe Maqedonia e veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe se me ministren Gërvalla, ranë dakord ta vazhdojnë këtë bashkëpunim.

LEXO EDHE:

Back to top button