Bukuroshja kroate ndahet nga sulmuesi kosovar i Dinamo Zagrebit

Sipas mediave kroate, sulmuesi kosovar i Dinamo Zagrebit, Lirim Kastrati, është ndarë nga e dashura kroate, Andela Simac, për herë të dytë, brenda një kohe të shkurtër, përcjell Insporti. 22-vjeçari ishte pjesë e grumbullimit të Kosovës për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës muajin e kaluar dhe u paraqit në humbjen 3:1 kundër Spanjës.

 

 

Muajin e kaluar, mediat kroate raportuan se ai u nda me Andelën, 25 vjeçe, pas një video të publikuar në rrjetet sociale, ku kroatja shihej duke qarë për Mario Balotellin, yllin italian me të cilin kishte pasur një lidhje të shkurtër dashurie.

Dhe tani, rreth një muaj më vonë, besohet se Kastrati është ndarë përsëri me të. Andela e ka publikuar një fotografi të veten në Instagram me një mesazh të koduar “Tento të më harrosh”, që besohet t’i jetë drejtuar 25-vjeçarit të Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button