Burri më së shumti herë i martuar në Mbretërinë e Bashkuar kërkon ‘gruan numër nëntë’

Burri më së shumti herë i martuar në Mbretërinë e Bashkuar kërkon ‘gruan numër nëntë’

Një burrë në Mbretërinë e Bashkuar ka thënë se është në kërkim të “gruas numër nëntë” – sepse të qenit vetëm nuk është për të.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Ron Sheppard, 74 vjeç, i cili i dha fund fejesës së tij të fundit me një grua amerikane të quajtur Rose Hans në vitin 2019.

Kur lidhja u prish, babai i tetë fëmijëve, i cili vuan nga sëmundja e Parkinsonit, pranoi se kalonte shumë kohë vetëm.

Babai, nga Somerton, Somerset, tani do të publikojë librin e tij të dytë të quajtur “The Wife Collector”, i cili do të dalë së bashku me një film.

Autobiografia e tij, Lord of the Weddings, u publikua në vitin 2014 dhe ai ka vazhduar të ndajë udhëtimin e tij drejt gjetjes së dashurisë.

Përkundër faktit se ai është martuar tetë herë, ai është i bindur se “nuk do të heqë dorë kurrë nga dashuria”.

“E urrej të jem vetëm – dua vetëm një shok. Do të doja të gjeja dikë me të cilin mund të bëj një bisedë të mirë – i cili do të më mbështesë”.

LEXO EDHE:

Back to top button