Çaçiç: Gabimet, mund të na kushtojnë shumë ndaj FC Shkupit

Në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Kampionatin e Futbollit në Kroaci, skuadra e Dinamo Zagrebit më vështirë se sa pritej, mundi Lokomotivën e Zagrebit me rezultat 3-2. Skuadra kampione në Kroaci, edhe pse ishte në disavantazh 0-2 pas 10 minuta, në fund arriti që të shënojë fitore 3-2 dhe të regjistrojë tri pikët e para në sezonin e ri.

Ante Çaçiç, trajneri i Dinamo Zagrebit, kundërshtarit të ardhshëm të skuadrës së FC Shkupit, në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, theksoi se është i kënaqur nga fitorja e parë, por jo edhe nga loja e demonstruar nga skuadra kroate.

Ante Çaçiç, trajner i Dinamo Zagrebit

“Para sfidës me Shkupin, kjo ishte një paralajmërim i mirë se na presim kësisoj ndeshje dhe nuk udhet të lejojmë që të jemi në një situatë që të jemi me rezultat negative. Mirëpo duhetë urojë djelomoshat se nuk është lehtë që të kthehen nga 0-2 dhe të shënojnë fitore 3-2. Treguan moral dhe kërkesë dhe u harxhuan shumë që të arrijnë deri te 3 pikët e merituara.

Kujtojmë se Dinamo Zagrebi është nikoqir në ndeshjen e parë, më 19 korrik, ndërsa një javë më vonë, Fc Shkupi do të mirëpres skuadrën kroate në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, në orën 21.00.

LEXO EDHE:

Back to top button