Çaçiç: Me Sedloskin në pankinën e Shkupit, na pret një sfidë e vështirë

Skuadra e FC Shkupit, të martën në orën 21.00 do të përballet me Dinamon në Zagreb, në stadiumin “Maksimir” në kuadër të raundit të dytë në Ligën e Kampionëve. Vendasit janë të vetëdijshëm se janë favorit ndaj kampionit të Maqedonisë, mirëpo trajneri i skuadrës kroate, Ante Çaçiç, paralajmëron futbollistët se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë.

“Kam parë lojën e FC Shkupit dhe mund të them se është një ekip që bindshëm fitoi kampionatin në Maqedoni. Besoj se Dinamo është favorit dhe ne e pranojmë këtë rol. Jemi më të mirë, porn ë terren duhet të tregojmë këtë gjë. Sedloski ishte disa vite te Dinamo dhe poashtu ishte trajner i ekipit të dytë, andaj na njeh mjaft mirë dhe me të në pankinën e Fc Shkupit, na pret një detyrë e vështirë, tha mes tjerash Çaçiç në takimin me gazetarët.

Dinamo Zagrebi përmes penaltive fitoi titullin e Superkupës në Kroaci, ndërsa në kampionatin e Kroacisë, nisën sezonin me një fitore të vështirë ndaj Lokomotivës me 3-2, falë dy golave nga Drmiq dhe Menalos, në kohën shtesë.

LEXO EDHE:

Back to top button