Çair, “Ahmetistët” në tubim, “Grupi i Zjarrit” ndërton park

Çair, "Ahmetistët" në tubim, “Grupi i Zjarrit” ndërton park

Dy grupimet e Bashkimit Demokratik për Integrim sot me aktivitete të ndryshme në komunën e Çarit. Ai që njihet si Grupi i Ahmesitëve dhe Artanistëve për në orën 19 ka paralajmëruar tubim me anëtarësim në sallën sportive “Shaban Tërstena” ndërkohë që grupi i zjarrit ka përuruat nisjen e punimeve për ndërtimin e parkut në fushën e Topanës në Çair. Ndërtimi i këtij parku është paralajmëruar në fushatën zgjedhore të kreut të komunës.

Visar Ganiut ndërsa fillimi i punimeve pikërisht në ditën kur rivalët e tjerë të BDI-së mbajnë tubim në këtë komunë, shihet si kundërvënie me aktivitete investuese ndaj grupit të Ahmetistëve. Në tubimin partiak të Ahmetistëve tashmë disa ditë është paralajmëruar pjesëmarrja edhe e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. “Po, ai po vjen, krejt Çairi në këmbë”, ka shkruar Grubi në rrjetet sociale duke paralajmëruar prezencën e Ahmetit dhe një spektakël që sipas Grubit nuk është parë deri më tani. “Grupi i Zjarrit” i drejtuar nga Izet Mexhiti, nuk do të marrë pjesë në këtë aktivitet. Mexhiti këtë manifestim e quajti “tubim artanistësh”, të cilët sipas tij po terrorizojnë administratën publike me lista dhe kërcënime për pjesëmarrje në këtë tubim. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button