Cakaj: Nuk ka pasur luftë fetare në Kosovë

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj duke folur për aktakuzat e Gjykatës Speciale për drejtuesit e UÇK-së, ka deklaruar se absolutisht nuk ka pas luftë fetare në Kosovë dhe përpjekja se në Kosovë ka pas luftë fetare, ka qenë përpjekje e Serbisë dhe nuk ka fare të bëjë me të vërtetë, pasi shqiptarët kanë bërë luftë çlirimtare.

- Advertisment -

Cakaj ka thënë se është dëshmuar nga prokurori se nuk ka pasur trafikim të organeve.

“Objektivisht është hedhur poshtë se ka pasur trafikim organesh në raportin përfundimtar të prokurorit, do të thotë kjo është hedhur poshtë end epa filluar procesi”, tha ai.

Sipas tij, Republikave e Shqipërisë do të merr disa masa në lidhje me raportin e Dick Marty lidhur me pretendimin se në territorin e Shqipërisë ka pas trafikim të organeve, megjithatë kjo aktualisht nuk është për publikun.

“Duhet të reagojmë si një komb. Nuk duhet të lejojmë që në këtë situatë që shumë lehtë manipulohet me publikun, të tentohet për ta paraqitur UÇK-në si organizim terroristë”, tha ai, duke shtuar se Gjykata Speciale është e pa drejt dhe e një anshme.

Cakaj shtoi se kjo gjykatë mund ta dëmtojë imazhin e Kosovës dhe të UÇK-së, gjë që nuk duhet lejuar.

Ai shtoi se spektaklet që janë bërë me arrestimin e drejtuesve të UÇK-së, kanë qenë të panevojshme, pasi të dyshuarit kanë shprehur gatishmërinë për t’u përgjigjur ftesave të kësaj gjykate.

LEXO EDHE:

Back to top button