Caktohet arbitri kryesor për sfidën Milan-Inter

Arbitri i Superkupës së Italisë do të jetë Fabio Mareska, kur skuadrat e Milanit dhe Interit do të garojnë të mërkurën më 18 janar në orën 20:00, në Riad të Arabisë Saudite.

Arbitri napolitan do të ndihmohet nga Alasio dhe Baçini, me Daniele Çifi si gjyqtar i katërt. Në VAR do të jetë Aleandro Di Paolo, Rosario Abiso dhe Alesandro Lo Cicero. Për gjyqtarin 41-vjeçar, ky do të jetë gjykimi i tij i parë i një finaleje të Superkupës së Italisë në karrierën e tij, ndërsa derbi i fundit që ka drejtuar ka qenë ai në shkurt të vitit 2020, ku zikaltërit fituan me rezultatin 4-2.

Gjatë karrierës së tij, Fabio Mareska ka arbitruar 12 ndeshje të Milanit, të gjitha në Serie A, me gjashtë fitore të kuqezinjve, katër barazime dhe 2 humbje. Sa i përket Interit, ka drejtuar 11 ndeshje, ku zikaltërit kanë shënuar 7 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. /abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button