Caktohet arbitri kryesor për ndeshjen e parë të Botërorit “Katar 2022”

Do të ketë pak Itali në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës, Katar 2022. Italiani, Daniele Orsato është caktuar arbitri kryesor në sfidën e parë të këtij edicioni, Katar-Ekuador e cila do të luhet në stadiumin “Al Bayt”.

Kjo do të jetë një sfidë e veçantë edhe për vetë 46-vjeçarin, pasi kurrë më parë nuk kishte gjykuar në një kompeticion të tillë. Orsato mori stemën e FIFA-s në vitin 2010 dhe punoi si ndihmës gjyqtar në sistemin VAR në Rusi 2018.

Gjithashtu, italiani ka gjykuar edhe finalen e Ligë së Kampionëve në edicionin e 2020-së midis Paris Sen Zhermenin dhe Bajern Munihut në Lisbonë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button