Carlo Ancelotti zbulon arsyen pse refuzoi ta marr drejtimin e Italisë

Carlo Ancelotti zbulon arsyen pse refuzoi ta marr drejtimin e Italisë

Carlo Ancelotti ka pranuar se kishte shansin të bëhej trajner i Italisë në vitin 2018, por ka zbuluar arsyen pse e ka refuzuar një mundësi të tille.

Trajneri italian do ta drejtojë Real Madridin sonte në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat. “Merengezët” mposhtën “Blutë” me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Londër javën e kaluar.

Ancelotti ka folur për gabimin që lojtarët e tij nuk mund të bëjnë sonte, por gjithashtu zbuloi se ishte afër të bëhej trajner i Italisë në vitin 2018 pasi Gian Piero Ventura u shkarkua nga ky post.

“Ndonjëherë kam menduar ta stërvis një ekip kombëtar. Kam pasur një shans me Italinë në vitin 2018, por duhet të jem i sinqertë, më pëlqen të punoj çdo ditë”, tha ai në një konferencë për shtyp.

“Nuk më pëlqejnë vetëm lojërat. Një ish-shefi im thoshte se të punosh si trajner është më e mira në botë, nëse nuk do të ishin lojërat. Ky nuk është realiteti sepse lojërat të japin gëzim dhe shansin për të qenë në stol gjatë një çerekfinaleje të Ligës së Kampionëve. Kjo nuk ndodh çdo herë”.

“Por mua më pëlqen puna e përditshme dhe derisa kjo të ndryshojë, nuk do të drejtoj një ekip kombëtar sepse nuk më pëlqen të stërvitem tre herë në vit. Kupa e Botës 1994 ishte një përvojë e jashtëzakonshme, spektakolare, por kur të lodhem duke punuar çdo ditë, do të ndalem”, tha në fund Ancelotti.

Bayern Munichu e kishte shkarkuar Ancelottin në shtator vitin 2017 pas një humbjeje 3-0 kundër PSG-së në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe një fillimi të vështirë të sezonit në Bundesligë.

LEXO EDHE:

Back to top button