Carovska: Arsimi i dyfishtë nuk e mohon të drejtën për arsim të lartë

Arsimi i dyfishtë nuk e zvogëlon të drejtën e nxënësve për të vazhduar arsimin në universitete dhe shkollat e larta, është shprehur në emisionin “360 gradë” ministrja e arsimit, Mila Carovska. Siç shton ajo, mënyra e re e arsimit do të jetë e mirëpritur për nxënësit e drejtimeve teknike.

Ky arsim ofron kalueshmëri. Që do të thotë se nuk u mohon nxënësve të drejtën për të vazhduar në arsimin e lartë. Përkundrazi, u jep atyre pozicion më të mirë fillestar, veçanërisht për fakultetet teknike dhe të ngjashme. Për shkak se provimet profesionale i kanë mësuar tashmë në shkollën e mesme dhe ata do të jenë më të lehtë për t’u përballuar në arsimin e lartë,” ka deklaruar Carovska.

LEXO EDHE:

Back to top button