Casemiro drejt Manchester United

Casemiro drejt Manchester United

Casemiro i ka mbetur vetëm nënshkrimi i kontratës me Manchester United, ku do të transferohet pas dhjetë vitesh në Real Madrid.

Braziliani fitoi gjithçka me “mbretërit”, duke përfshirë pesë trofe të Champions League, tre trofe të La Ligës, një Kupë të Spanjës. Ai tashmë u ka thënë lamtumirën bashkëlojtarëve, me një mesazh zemërthyer.

Casemiro, ka thënë se nuk do të mund të shlyjë kurrë gjithçka që i ka dhënë klubi dhe tifozët dhe se. ai dëshiron të kthehet në Madrid një ditë.

“Po jetoja historinë më të bukur që kam menduar ndonjëherë. Shpresoj të kthehem këtu një ditë sepse ky vend do të jetë gjithmonë shtëpia ime. As për një mijë jetë nuk do të jem në gjendje t’i paguaj Real Madridit dhe Madridistëve për gjithçka që më ke dhënë. Përgjithmonë…Hala Madrid!”, ka shkruar braziliani në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:

Back to top button