Celina bashkohet me Hadergjonaj, në kampionatin turk

Lojtari kosovar, Bersant Celina do të bëjë një tjetër lëvizje në karrierën e tij. Anëtari i kombëtares së Kosovës aventurën e tij do ta vazhdojë në Superligën e Turqisë, me skuadrën e Kasimpasha, bën të ditur gazeta ‘Nacionale’. Celina do t’i bashkohet lojtarit tjetër të Kosovës, Florent Hadergjonaj.

Kjo lëvizje e Celinës vjen pas një sezoni të kaluar te skuadra e Ipsuiç. Lojtari pritej të zyrtarizohej te skuadra turke gjatë javës së kaluar, por për disa arsye kjo lëvizje vonoi.

Tani, gjithçka është dakorduar mes palëve të përfshira. Celina do të luajë me fanellën e Kashimpasa sezonin e ardhshëm, në formë huazimi.

LEXO EDHE:

Back to top button