Çellsi dhe Tushel rishkruajnë historinë

Çellsi ka marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Ligws sw Kampiomwve kundër Atletiko Madrid. Londinezët kanë mundur 1-0 spanjollët në Bukuresht dhe kanë hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. Sfida është vendosur nga një gol spektakolar me roveshiatë i realizuar nga Zhiru në minutën e 7 1-të. I anuluar fillimisht nga arbitri anësor për pozicion jashtë loje, goli është dhënë pas ndërhyrjes së “VAR”.

- Advertisment -

 

 

Çellsi është skuadra e parë që fiton në ‘transfertë’ kundër Atletiko Madrid në një ndeshje europiane që nga 2017-ta. Skuadra e fundit që e kishte bërë këtë? Çellsi, në shtatorin e 2017-ës në “Vanda Metroplitano” (1-2).

Tjetër rezultat pozitiv në drejtim të Bluve për Tomas Tushel, i cili është bërë sot trajneri i dytë në historinë e Ligws sw Kampionwve që drejton dy skuadra të ndryshme në një sezon të vetëm të këtij kompeticioni (i pari, Ronald Kuman në 2007/08).

LEXO EDHE:

Back to top button