Çellsi mund të shfrytëzojë situatën kaotike te Napoli

Skuadra e Çellsit po mendon të bëjë një merkato të fuqishme këtë sezon, duke bërë një revolucion në ekip, me largimin e futbollistëve të njohur dhe afrimin e emrave të mëdhenj të merkatos.

Me largimin e Rudigeri, Kristeansenit dhe Azpilikuetës, që janë të larguar, por edhe Markos Alonso që është në rrugën e divorcit, skuadra angleze fillon ndërtimin e mbrojtjes për sezonin e ri. Trajneri

Tushel monitoron situatën e Shkriniarit te interi, i cili po tentohet shumë edhe nga PSZH. Gjithashtu, tekniku gjerman mendon të provojë transferimin e Kulibalit të Napolit. Skuadra angleze është i gatshëm të ofrojë rreth 40 milionë euro për mbrojtësin senegalez. Mirëpo skuadra italiane fillimisht duhet të zgjedh problemin me Mertensin, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor. Mertens kërkon 2.4 mln euro, plus bonuse dhe kontratë 2 vjeçare. Napoli ende nuk ka bërë asnjë lëvizje.

LEXO EDHE:

Back to top button