Çerdhet “Rinia” të Tetovës me mungesë stafi, heshtje nga Ministria e punës dhe politikës sociale

Çerdhet "Rinia" të Tetovës me mungesë stafi, heshtje nga Ministria e punës dhe politikës sociale

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Sektori për veprimtari publike i komunës së Tetovës, është ankuar se, edhe përkundër kërkesave të vazhdueshme nga ana e drejtorisë së çerdheve “Rinia” të Tetovës, por edhe vetë sektorit dhe këshillit komunal, Ministria e punës dhe politikës sociale, edhe më tej vazhdon të hesht për kërkesën për punësimin e stafit të nevojshëm për çerdhet. Drejtuesi i Sektorit Nazmi Dauti, për Alsat është shprehur se, nga Ministria nuk kërkojnë buxhet për punësimin e përkëdhelëseve dhe edukatoreve por vetëm pëlqim që të njëjtët të angazhohen me shtim të bllok dotacioneve nga buxheti i komunës.

“Heshtja ende vazhdon. Edhe në seancën e fundit nuk u përkrah nga ana e gjithë këshilltarëve edhe pse ky është interes i përgjithshëm andaj duhej të përkrahet nga krejt këshilltarët që kërkesa të jetë më e fuqishme, sepse seriozisht ne si komunë, si themelues hasim në probleme, sepse nuk mundemi që ato fëmijë që i kemi t`i largojmë nga çerdhet tona, por edhe me këtë kuadër që kemi, nuk mund t`ia dalim që t’iu ofrojmë shërbim si duhet fëmijëve”, tha Nazmi Dauti, shef i sektorit për veprimtari publike, komuna e Tetovës.

Të punësuarve të cilëve iu ka skaduar kontrata e punës në shtator, në kopsht kanë qenë të angazhuar që nga viti 2018, por edhe përkundër katër viteve të kaluara në punë, statusi I tyre nuk është zgjidhur asnjëherë, thotë drejtoresha e çerdhes Fatlinda Jaja.

“Unë sot i thirra të gjithë që kanë qenë të angazhuar në kopsht që nga viti 2018, dhe që kanë pasur kontrata dhe të cilat ne si institucion por edhe komuna jemi sulmuar se kemi nxjerr nga puna. Ne se kemi bë këtë, por duke respektuar Ligjet, ne si institucion nuk mund të lidhim kontrata më shumë se sa na mundëson Ligji”, u shpreh Fatlinda Jaja. Drejtoreshë e çerdheve “Rinia” Tetovë.

Ndryshe, kopshti I fëmijëve “Rinia” Tetovë, në gjitha objektet e saja në Tetovë por edhe në rrethinë, ka në përkujdesje mbi 1500 fëmijë. Ndërsa për pasojë të mungesës së stafit, rreth 150 fëmijë presin për tu regjistruar në kopsht./Alsat.mk

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button