“Çështja e demarkacionit ka marrë fund,” Abazoviç pro Ballkanit të Hapur

“Çështja e demarkacionit ka marrë fund,” Abazoviç pro Ballkanit të Hapur

Kryeministri i sapozgjedhur i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili është edhe kryeministri i parë shqiptarë në këtë vend, mendon se iniciativa rajonale e Ballkanit të Hapur është krijuar asisoj që brenda vetes t’i ketë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Prandaj sipas tij, Kosova duhet të jetë pjesë e çdo iniciative rajonale, përfshirë edhe Ballkanin e Hapur.

“Ballkani i Hapur është krijuar për gjashtë shtete, nuk është bërë për pesë shtete e gjysmë ose tre shtete e gjysmë, por për gjashtë shtete.

Gjithkush që participon e prezanton vetveten dhe shtetin e vet. Mendimi im, ndoshta jam gabim, është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale”, ka thënë Abazoviç në një intervistë për Klan Kosova, duke bërë të ditur se ai është pro kësaj iniciative.

Më tej Abazoviçi, ka komentuar edhe çështjen e demarkimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, duke theksuar se për shtetin e tij Demarkacioni, ka marrë fund me nënshkrimin e marrëveshjes lidhur me këtë.

Abazoviç, kështu është përgjigjur kërkesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me shqyrtimin e demarkacionit.

“Në këtë moment nuk e shoh atë mundësi, as dikush në Mal të Zi atë nuk e trajton si problem. Për Malin e Zi, ajo është çështje e mbyllur në momentin kur është nënshkruar”, ka thënë Abazoviç.

LEXO EDHE:

Back to top button