VIDEO / Çfarë debutimi, 3 gola për 38 minuta lojë

Ish-sulmuesi i Liverpullit dhe Barcelonës, Luis Suarez shënoi një het-trik të jashtëzakonshëm brenda 38 minutave lojë në debutimin e tij për klubin e ri Gremio. Suarezi ishte një lojtar i lirë në verë dhe vendosi të kthehej në klubin e fëmijërisë, “Nacional”, për një vit në vendlindjen e tij Uruguai. Ai shënoi tetë herë në 14 ndeshje të ligës për të ndihmuar Nacional të bëhej kampion i Primera Division. Por, ai shkoi në Kupën e Botës pa klub, përpara se të nënshkruante një marrëveshje dyvjeçare me Gremion më 31 dhjetor. Ai tani bëri paraqitjen e tij të parë me klubin brazilian në një fitore 4-1 kundër Sao Luiz mbrëmë (e martë) dhe nuk zhgënjeu.

Suarezit iu bë një pritje e zhurmshme në fillim të kësaj jave, kur mbi 30 mijë tifozë dolën për prezantimin e tij zyrtar dhe uruguaiani filloi t’ua kthej me gola. Sulmuesi uruguaian e nisi shënimin e golave me një goditje të bukur me parabolë mbi portierin kundërshtar vetëm katër minuta pas fillimit të ndeshjes.

Ai u kthye për golin e dytë në minutën e 30-të, para se të shënonte një gol tjetër të bukur në minutën e 38-të për të vulosur het-trikun.  Ky ishte het-triku i parë i Suarezit në 45 minutat e para që kur ai ‘shkatërroi’ Norwich Cityn në Anfield në sezonin e tij të mrekullueshëm 2013/14.

 

 

Skuadra e Porto Alegre shënoi të katër golat në pjesën e parë për të ngritur titullin e Superkupës së Recopa Gaucha.

“Mendoj se ishte debutimi më i madh, hera e fundit që shënova në debutimin tim ishte me Atletico Madridin”, ka thënë Suarez për ESPN.

Suarez ka shënuar mbi 500 gola në karrierë për klubet dhe kombëtaren dhe nuk duket se shënimet do të ndalen së shpejti.

LEXO EDHE:

Back to top button