Çfarë mund të bëjmë për të luftuar vetminë

Çfarë mund të bëjmë për të luftuar vetminë

Hulumtimi më i fundit tregoi se deri në vitin 2030 deri në 45% e grave do të jenë të vetmuara.

Ky është numri më i madh në histori. Edhe kur ndërveprojmë me njerëzit e zemrës ne mund të ndihemi ende të vetmuar. Psikiatrja Samantha Boardman shpjegon se çfarë mund të bëjmë për të luftuar ‘epideminë e vetmisë’.

Të gjithë e dimë se është e rëndësishme të flemë mjaftueshëm, të ushtrohemi ose të hamë, por ndoshta kontributet më të besueshme për mirëqenien tonë janë lidhjet sociale.

Megjithatë, ajo thekson se jo të gjitha ndërveprimet sociale krijohen të barabarta. Kur bëhet fjalë për ndërveprimet shoqërore që ushqejnë nevojën tonë për lidhje, dy faktorët më të vlefshëm janë biseda kuptimplote dhe përvoja e dashurisë. Bëni biseda domethënëse me njerëzit që ju interesojnë.

Ndërveprimi i shpeshtë pozitiv me njerëzit e tjerë që mendoni se kujdesen për ju është thelbësor. Biseda kuptimplote është një mënyrë për ta bërë këtë.

Ajo vë në dukje se të kesh një bisedë kuptimplote duhet të kushtosh vërtet vëmendje, të qëndrosh larg telefonit dhe për të dëgjuar më shumë të tjerët.

Zakonisht, bisedat e mira përfshijnë më shumë dëgjim sesa të folur. Kushtojini më shumë kohë bisedes me njerëzit e dashur, përtej bisedave normale. Pyetini ata për shqetësimet ose problemet që kanë. Jini të interesuar. Ndërveprimet e rastësishme mund të jenë më kuptimplote nëse i kushtojmë pak më shumë vëmendje dhe jemi të interesuar për to. Ju mund të kontaktoni një mik me të cilin nuk keni folur për një kohë dhe të bisedoni me ta për gjërat që kanë ndodhur kur ju nuk keni biseduar. Askush nuk është imun ndaj vetmisë, por ka mënyra për ta luftuar atë kur e ndiejmë. Çdo ndërveprim është një mundësi për të kapërcyer vetminë.

Së fundmi një studim i ri me gati gjysmë milioni njerëz ka gjetur rrënjët gjenetike të vetmisë. Këto gjetje gjithashtu kanë treguar se disa variacione të gjeneve janë të lidhura me aktivitete sociale siç janë dalja nëpër bare.

LEXO EDHE:

Back to top button