Çfarë mund të kishte brenda anija ruse që e fundosën ukrainasit?

Çfarë mund të kishte brenda anija ruse që e fundosën ukrainasit?

Anija ruse në Detin e Zi, e cila u fundos dje pas një shpërthimi në bord që u shkaktua nga një sulm ukrainas, ka mundësi që ishte duke bartur raketa bërthamore, kanë paralajmëruar analistët dhe ekspertët sot, derisa kërkuan një hetim urgjent për rrezikun e mundshëm.

Moskva, një anije e epokës sovjetike, u fundos pranë portit të Sevastopolit të enjten. Ukraina tha se e goditi atë me dy raketa lundrimi, duke bërë që ajo të përmbysej. Rusia ka pranuar se anija është fundosur pas një zjarri dhe shpërthimi në bord, por nuk ka thënë se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Tani ekziston frika se Moskva raketat bërthamore ka mundur t’i çojë në thellësi të detit në atë që mund të shndërrohej në një incident ‘shigjete të thyer’ – zhargon ushtarak amerikan për një aksident që përfshin armë bërthamore.

Mykhailo Samus, drejtor i një think-tank ushtarak me bazë në Lviv; Andriy Klymenko, redaktor i Black Sea News; dhe gazeta ukrainase Defence Express – të gjithë paralajmëruan sot se Moskva ishte projektuar për të mbajtur raketa luftarake që mund të futeshin në pjesën e raketave të saj supersonike P-1000 – të dizajnuara për të larguar aeroplanmbajtëset amerikane.

“Në bordin e Moskvës mund të ketë raketa bërthamore – dy njësi”, tha Samus, ndërsa Klymenko u bëri thirrje vendeve të tjera të Detit të Zi – Turqisë, Rumanisë, Gjeorgjisë dhe Bullgarisë – të këmbëngulin për të marrë një shpjegim.

“Ku janë këto raketa luftarake? Ku ishin kur shpërtheu municioni”, pyeti ai.

Ndërkohë Defense Express tha se kishte “intervistuar ekspertë, duke përfshirë projektues dhe oficerë detarë, të cilët njëzëri dhe në mënyrë të pavarur dhanë përgjigjen e mëposhtme – ekziston një mundësi reale që anija e Flotës Ruse të Detit të Zi të kishte municione bërthamore në bord”.

Më pas pati spekulime për një katastrofë bërthamore, derisa u ngritën pyetje rreth ekuipazhit prej 510 personash të Moskvas, të cilët janë zhdukur kryesisht që kur anija u godit.

LEXO EDHE:

Back to top button