(Video) Çfarë ndodhi ndërmjet Gattusos dhe Rrahmanit në ndeshjen Atalanta – Napoli?

Napoli ka pësuar një tjetër disfatë të rëndë në Serie-A duke u mposhtur nga Atalanta me rezultat 4-2. Skuadra e drejtuar nga trajneri Genaro Gattuso ka pësuar një rënie të formës ku në pesë ndeshjet e fundit ka tri humbje dhe dy fitore. Në humbjen e sotme luajti për 90 minuta edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani po që nuk arriti të ndikojë në parandalimin e kësaj humbjeje.

Por, mediat italiane po flasin rreth një momenti të kapur nga kamerat të cilat e shfaqin Gattuson duke përplasur dorën e tij në fytyrën e Rrahmanit edhe pse ende nuk dihet nëse kishte shenja nervozizmi në këtë rast apo ishte thjeshtë njëri nga ato reagimet e shpeshta të këtij lloji nga ana e Gattusos të cilat i bënë herë me lojtarët e tij e herë me ndonjë kundërshtar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ESPN FC (@espnfc)

 

LEXO EDHE:

Back to top button