Çfarë po ndodhë në Rusi? Nisin arrestime masive të ushtarakëve në Moskë

Çfarë po ndodhë në Rusi? Nisin arrestime masive të ushtarakëve në Moskë

Sipas Inteligjencës ukrainase, arrestime të shumta të ushtarakëve kanë nisur në Moskë, me trafikun në qendër të qytetit të bllokuar, megjithëse mediat ruse nuk po e raportojnë këtë.

Lajmi është konfrimuar nga Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës. Inteligjenca raporton se një sërë masash ndaj ushtarakëve kanë nisur në Moskë, me bllokimin e trafikut në qendër të qytetit.

Njësitë e divizionit operativ Dzerzhinsky – elita e Gardës Ruse – raportohet se kanë hyrë në qytet. Ata dyshohet se po lëvizin drejt qendrës së bashku me njësitet policore.

“Dihet se kanë ndodhur arrestime, ndalime dhe bllokada të shumta të ushtarakëve.

Ndërkohë, të gjitha njësitë ushtarake në perimetrin e Moskës janë vënë në gatishmëri të lartë”.

LEXO EDHE:

Back to top button